Dy shqiptarë në Premier Ligë kënaqin Rudi Vatën: Gjë e mirë për ne, por duhet punë që të ruajnë vendin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 22:41

Dy shqiptarë në Premier Ligë kënaqin Rudi Vatën: Gjë e mirë për ne, por duhet punë që të ruajnë vendin

Ky sezon në Premier Ligë ka filluar me dy futbollistë të përfaqësueses shqiptare si pjesë e klubeve të elitës angleze. Armando Broja ka filluar të luajë me rregullsi me Çelsin, ndërsa Thomas Strakosha ka luajtur në Kupë me Brentfordin, teksa pret debutimin në kampionat. Një situatë të cilën Rudi Vata e sheh si diçka pozitive për kombëtaren shqiptare.

RUDI VATA

Duke folur për “Tribal Football”, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka shpjeguar se prania e shqiptarëve në kampionatin më të rëndësishëm në botë aktualisht, është një sinjal i mirë. Por të dyve do të duhej të punonin shumë për të ruajtur vendin e tyre në një aktivitet ku ka një standard shumë të lartë.

“Lojtarë si Broja dhe Strakosha, të cilët tashmë luajnë në Angli, ku Premier Liga është kampionati më i mirë në botë, është një gjë e mirë për ne.

Loja atje ka shumë intensitet, agresivitet, shpejtësi, forcë dhe teknike. Dhe sigurisht kërkesa dhe standardet janë aq të larta.

Ne jemi me fat që i kemi, por gjatë kësaj periudhë ata duhet të paraqiten mirë dhe të punojnë shumë që të ruajnë vendin në skuadër, gjë që nuk është e lehtë. Por ata janë aty dhe po punojnë shumë, jam i bindur që do të kenë një rol të rëndësishëm dhe të bëhen pjesëtarë të rëndësishëm të skuadrave të tyre”, theksoi Vata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"