Dy shqiptarë në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, ja kur do të zhvillohen përballjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 23:18

Dy shqiptarë në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, ja kur do të zhvillohen përballjet

Marash Kumbulla dhe Granit Xhaka, janë 2 futbollistët shqiptarë, pjesëmarrës në gjysmëfinalet e Kupës së Europës. Roma dhe Arsenali arritën të siguronin një biletë për më tej mbrëmjen e sotme, teksa shpresojnë të fitojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm për klubin.

auto_41811932-0-image-a-45_16185197783161618520717

Arsenali i Xhakës do të ndeshet me Vijarealin, ndërsa Roma e Kumbullës do të ketë përballë gjigantët e Mançester Junajtid. Përballjet e para të vlefshme për fazën gjysmëfinale të Ligës së Europës do të luhen më datën 29 prill. Ndërkohë që sfidat e kthimit janë planifikuar të zhvillohen 1 javë më vonë, më saktësisht më 6 maj.

Çiftet gjysmëfinaliste

29 prill
Vijareal – Arsenal
Mançester Junajtid – Roma

6 maj
Arsenal – Vijareal
Roma – Mançester Junajtid

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"