Dy seanca stërvitore në ditë, Ilion Lika bën përgatitësin te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 14:53

Dy seanca stërvitore në ditë, Ilion Lika bën përgatitësin te Tirana

Tirana ka vijuar dje me ditën e nëntë stërvitore në Turqi. Skuadra bardheblu ka rritur ngarkesën gjatë ditës së djeshme, teksa ka zhvilluar dy seanca përgatitore. 

Egbo

Bardheblutë kanë zbritur në terrenin stërvitor paradite, por edhe gjatë pasdites. Sigurisht, puna është e përllogaritur për ngarkesën që duhet të marrin lojtarët dhe bëhet një ndarje mes përgatitjeve me karakter fizik si dhe tekniko-taktik. Kryeqytetasit kanë zgjedhur Antalian si vendin për fazën dimërore.

Tirana stervitje

Te bardheblutë, stafi teknik momentalisht ka vetëm tri persona. Trajnerin Emanuel Egbo, ndihmëstrajnerin Erion Xhafa si dhe përgatitësin atletik Jani Kostandini.

Ilion Lika

Katapultimi i Egbosë në rolin e trajnerit të parë ka lënë bosh vendin e përgatitësit të portierëve. Kësisoj, është vetë Ilion Lika që drejton ushtrimet e portierëve gjatë kësaj faze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"