Dy raste të reja me COVID-19 te Interi, Konte merr vendimin e papritur para sfidës ndaj Xhenoas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 14:41

Dy raste të reja me COVID-19 te Interi, Konte merr vendimin e papritur para sfidës ndaj Xhenoas

Ditën e sotme ishte parashikuar konferenca e zakonshme e trajnerit të Interit, Antonio Konte, para duelit të nesërm ndaj Xhenoas. Mirëpo, në kampin zikaltër janë konstatuar dhe dy raste të tjera me Covid-19 e për pasojë është anuluar konferenca për shtyp e teknikut zikaltër.

konte 1

Ditën e enjte u konfirmuan të infektuar Bepe Marota, Alesandro Antonelo dhe Piero Auzilio. E gjithë skuadra iu nënshtrua tamponëve teksa të gjithë dolën negativë.

Të infektuarit e radhës janë Eva Bartonova dhe Gaetano Oristanio. E para vjen nga ekipi i femrave dhe është infektuar kur ishte në grumbullim me kombëtaren e saj çeke. Rasti i dytë vjen nga ekipi i të rinjve dhe tashmë frika është sërish tek interistët.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"