Dy qytete hapin dyert e stadiumeve për tifozët, në Premier Ligë fitojnë skuadrat e mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 15:41

Dy qytete hapin dyert e stadiumeve për tifozët, në Premier Ligë fitojnë skuadrat e mëdha

Liverpuli dhe Londra do të hapin stadiumet për 2 mijë tifozë duke filluar nga data 2 dhjetor. Këto dy qytete janë cilësuar si “nivel i dytë” në rrezikshmërinë e infektimeve të koronavirusit. 

Anfield-Road-1

Qyteti i Mançesterit do të jetë “niveli i tretë” ku nuk do të ketë asnjë prani të tifozëve derisa situata të përmirësohet. Në Liverpul ka favorizim për skuadrën e Jurgen Klopit por edhe të Evertonit të Ançelotit.

170821 Chelsea FC, Stadium Views.

Në Londër janë të shumta skuadrat ku përfitojnë nga kjo hapje si Çelsi, Arsenali, Totenhemi, Uest Hemi, Kristal Palas dhe Fulham.

totenhem stadium

Nga kjo gjendje e infektimeve në qytetet e tyre nuk përfitojnë për hapjen e stadiumeve skuadra si Mançester Siti, Mançester Junajtid, Aston Vila, Njukasëll, Lids Junajtid, Leister dhe Volves.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"