Dy planet për Ibrahimoviçin, në pritje të Milanit qëndon edhe ish-sulmuesi i Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 13:54

Dy planet për Ibrahimoviçin, në pritje të Milanit qëndon edhe ish-sulmuesi i Juventusit

Planeti Milan rrotullohet rreth Zlatan Ibrahimoviçit. Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Nga rinovimi i suedezit varet e gjithë strategjia e klubit në merkato për sa i përket sulmit dhe, sipas “Tuttosport”, janë dy skenarët e mundshëm. 38-vjeçari ndodhet me një jaht luksoz në brigjet e Francës dhe është në pritje të takimit vendimtar me drejtuesit kuqezinj. Thuhet se palët janë pranë akordit që përfshin një afat 1-vjeçar gjatë të cilit Ibra do të paguhet 4.5 milionë euro.

ibra kjaer

Një seri bonusesh të lidhura me paraqitjet individuale dhe arritjet ekipore do të bëjnë që përfitimi i sulmuesit të kalojë 6 milionë eurot, që është edhe shifrat të cilën ka kërkuar menaxheri i lojtarit. Pikërisht përcaktimi i bonuseve ka bërë që bisedimet të pësojnë një vonesë të lehtë, teksa e përditshmja italiane raporton se kjo fundjavë do të jetë vendimtare për të mësuar nëse fati i Ibrahimoviçit do të vijojë të jetë i lidhur me atë të “Djallit” në sezonin e ri.

Qëndrimi i numrit 21 do të bënte që vëmendja e klubit për përforcime të transferohej në reparte të tjera, ku Federiko Kieza dhe Nikola Milenkoviç të Fiorentinës janë objektivat kryesorë.

mario-mandzukic-juventus-2018-19_19xr96tekkwvl1qlqvbpmxz0ao

PA RINOVIM – Mundësitë që akordi mes Ibrës dhe Milanit të dështojë janë minimale, por ekzistente. Pa suedezin, klubi do të orientohej në merkaton e sulmuesve, ku Joviç i Realit (në këmbim me Leaon) është synimi madhor.

Blerja e një pyke do të kufizonte financat kuqezi për përforcime të tjera, ndaj drejtuesit po marrin nën shqyrtim edhe profile më ekonomike. Në këtë situatë, është rikthyer në modë emri i Mario Manxukiçit. Në maj ka mbushur 34 vjeç, por kroati ka treguar se mund të përshtatet në çdo rol falë përvojës që ka, e për më tepër te “Djalli” do të ribashkohej me Rebiçin, shokun e tij në kombëtaren nën kampione të botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"