Dy pilotë të Red Bull-it në podium, 20-vjeçari Verstapen triumfon në Malajzi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 11:55

Dy pilotë të Red Bull-it në podium, 20-vjeçari Verstapen triumfon në Malajzi

Holandezi Maks Verstapen është triumfuesi në garën e Sepangut për Çmimin e Madh të Malajzisë. Kjo fitore ishte e dyta për 20-vjeçarin në karrierë e tij, vetëm dy javë pas incidentit në startin e Singaporit që nxori jashtë gare Sebastian Vetelin dhe Kimi Raikonen.

Verstapen ne podium

Piloti i Red Bull parakaloi që në xhirot e para Hemiltonin dhe nuk e lëshoi kreun pothuajse për asnjë moment. Në vendin e dytë u rendit pikërisht numri një i Mercedesit, Luis Hemilton, ndërsa në podium u ngjit një tjetër pilot i Red Bull, Daniel Riçardo, i cili u pozicionuan në vendin e tretë.

dd3c89488cbf0998c792d60c92dae7a9

 

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vetel, pavarësisht se u nis nga vendi i fundit pas problemeve në provat gjeneralë e mbylli garën në vendin e 4-t. Ndërsa Kimi Raikonen u tërhoq që në fillim për shkak të një problemi teknik.

Renditja

Renditjen për pilot kryesohet nga Luis Hemilton me 263 pikë. Vetel e ndjek në vendin e dytë me 235 pikë, ndërsa në vendin e tretë pozicionohet Botas me 212 pikë. Renditjen për konstruktorë e kryeson Mercedes me 475 pikë, i ndjekur nga Ferrari me 373 pikë dhe Red Bull me 230 pikë.

Renditja e skuderivw

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"