Dy nënkampionë bote, ja kush do të jenë asistentët e Silvinjos te Kombëtarja shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2023 | 23:50

Dy nënkampionë bote, ja kush do të jenë asistentët e Silvinjos te Kombëtarja shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar ditën e sotme arritjen e akordit me trajnerin brazilian Silvinjo, i cili do të drejtojë Kombëtaren kuqezi, teksa pritet të firmosë një kontratë 18-mujore.

silvinjo zabaleta

48-vjeçari ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta dhe brazilianin Dorival Guidoni. Të dy asistentë e Silvinjos, gjatë karrierës së tyre kanë qenë nënkampionë bote.

f63d34ef305943588552a90bcb68f71f

Braziliani 50-vjeçar, Dorival Guidoni, ishte pjesë e kombëtares “seleçao” në vitin 1998, kur Brazili u mposht në finale nga Franca. Asokohe, Guidoni, luajti një ndeshje si zëvendësues. Në të kaluarën si futbollist  50-vjeçari është aktivizuar me skuadra të njohura si Porto, Sampdoria, Selta Vigo, the, ndërkohë për sa i përket karrierës si trajner ai së fundmi ka qenë ndihmës te skuadra e Korinthias.

Ndërkohë ndihmësi tjetër Zabaleta është një emër më i njohur për publikun, teksa ishte pjesë e kombëtares argjentinase, në vitin 2014 kur u shpallën nënkampionë të Botës. Zabaleta gjithashtu ka fituar medalje ari me Argjentinën në Lojërat Olimpike 2008.

20230102_182604-750x375

Si futbollist ai është aktivizuar me klube të njohura si Espanjol, Mançester Siti, Uest Hem. Ndërkohë me Argjentinën ka regjistruar 58 ndeshje. Kjo do të jetë eksperienca e parë e tij si ndihmës trajner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"