Dy ndeshje “zjarri” radhazi, 3 lojtarët e Kukësit rrezikojnë sfidën me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 9:18

Dy ndeshje “zjarri” radhazi, 3 lojtarët e Kukësit rrezikojnë sfidën me Teutën

Bruno Lulaj është mungesa e vetme e Kukësit në ndeshjen ndaj Partizanit. Mbrojtësi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të pushojë një javë. Mirëpo, një hall më vete për trajnerin Mirel Josa është edhe fakti se tre titullarë të tjerë rrezikojnë të mungojnë në ndeshjet e ardhshme prej kartonëve.
Ibraimi
Mësohet se mbrojtësi i majtë, Blerim Kotobelli, mesfushori Gjelbrim Taipi dhe kapiteni i ekipit, Agim Ibraimi, kanë nga 3 kartonë të verdhë secili. Nëse lojtarët ndëshkohen në takimin e së dielës me të kuqtë, atëherë do të mungojnë në ndeshjen e javës së 21-të kundër Teutës në Durrës. Stafi teknik është i qetë vetëm për faktin se nuk ka lojtarë të dëmtuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"