Dy ndeshje 1 pikë, starti i Partizanit si para 18 viteve kur ranë nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 12:58

Dy ndeshje 1 pikë, starti i Partizanit si para 18 viteve kur ranë nga kategoria

Partizani i trajnerit Mark Iuliano mbetet skuadra e vetme në Superiore që nuk ka shënuar gol në dy ndeshjet e para, ku janë mundur 2-0 në shtëpi nga Laçi dhe të hënën barazuan 0-0 me Kukësin. Duhet të gërmosh thellë në arkivat e historisë për të gjetur një start të tillë për Partizanin.

Partizani

Para 18 viteve ndodhte që Partizani të bënte një nisje të tillë, duke marrë dy pikë në dy ndeshjet e para. Pikërisht bëhet fjalë për sezonin 1999- 2000, ku për herë të parë të kuqtë zbritën nga Kategoria Superiore. Por edhe ai start ka qenë më i mirë si i tanishmi, pasi e kishin shënuar një gol, ndërsa skuadra aktuale ende nuk e ka bërë sefte në kampionat.

Partizani

Në atë sezon, Partizani e mori fitoren e parë në javën e tretë, ku mundën Apoloninë 3-1, me dy gola të Alban Rexhës dhe një të Shtrepit. Mbetet për të parë se çfarë do të bëjë Partizani i Mark Iulianos në javën e tretë, ku i pret transferta e Korçës.

Nëse të kuqtë nuk fitojnë ndaj Skënderbeut, Partizani do të konfirmojë startin më të keq në historinë e klubit në Superiore, për sa u përket rezultateve të tri ndeshjeve të para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"