Dy mungesa të sigurta për Kupën dhe kampionatin, Shehi me të rinjtë ndaj Veleçikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 12:53

Dy mungesa të sigurta për Kupën dhe kampionatin, Shehi me të rinjtë ndaj Veleçikut

Skënderbeu po përgatitet për dy ndeshjet e kësaj jave, e para luhet nesër kundër Veleçikut në Kupë dhe më pas në transfertën e Durrësit, kundër Teutës së Bledi Shkëmbit. Për këtë, Orges Shehi ka vendosur që të mbajë ekipin e karikuar, ku do të punohet edhe në ditët e tjera në dy drejtime.

Skenderbeu

Lojtarët që kanë pasur më pak hapësira dhe një pjesë e të rinjve do të luajnë në Kupë kundër Veleçikut, ndërsa pjesa tjetër do të jetë më shumë e përqendruar në ndeshjen e kampionatit. Sigurisht që këtu nuk do të lihet pas dore edhe analiza e videove të ndeshjes kundër Teutës. Shehi pritet që ta nisë studimin e kundërshtarit që nesër, pasi ka filluar që të tani mbledhjen e informacioneve.

Dita

Dy mungesa pritet që të ketë trajneri i Skënderbeut për dy ndeshjet e radhës në Kupë dhe kampionat. Bëhet fjalë për Bruno Ditën dhe Uerdi Marën, të cilët vijojnë të stërviten të diferencuar nga grupi. I pari nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi i pësuar në Vlorë (në ndeshjen e fituar 0-2 ndaj Flamurtarit), ndërsa i dyti nuk e ka kaluar ende gjendje gripale.

Mara

Dy mungesa të sigurta këto për ndeshjen në Kupë përballë Veleçikut që luhet pikërisht nesër, ndonëse lë ende shpresë për rikuperimin Mara. Lojtari mund të shërohet, ndaj nuk përjashtohet mundësia që të jetë në dispozicion të stafit teknik ndaj Teutës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"