Dy mungesa të rëndësishme, por kthehen Godin dhe Sensi. Ja si pritet të rreshtohet Interi ndaj Atalantës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 19:05

Dy mungesa të rëndësishme, por kthehen Godin dhe Sensi. Ja si pritet të rreshtohet Interi ndaj Atalantës

Interi ka vazhduar të punojë edhe dje nën urdhrat e Antonio Kontes në “Appiano Gentile” për të përgatitur ndeshjen e sotme kundër Atalantës. 

interi

Në “San Siro” parashikohet një tjetër sfidë me biletat e ezauruara: në shkallët e stadiumit parashikohen 70 mijë spektatorë. Në stërvitjen e djeshme, Kuaduo Azamoah ka punuar së bashku me grupin, por vështirë se do të jetë në fushë, së paku nga minuta e parë: në vendin e tij Kristiano Biragi, me Antonio Kandrevën në korsinë e kundërt.

Nuk do të jenë nga 1’ as Nikolo Barela dhe Milan Shkriniar, të dy të përjashtuar për skualifikim: në mbrojtje do të luajë Diego Godin, i rikthyer titullar pas tri ndeshjesh; ndërsa në mesfushë do të ketë hapësirë nga fillimi Stefano Sensi.

Panoramasport.al

Sulmi si gjithmonë në duart e dyshes Lukaku-Lautaro. Në radhët e zikaltërve, Kandreva dhe Bastoni do duhet të bëjnë kujdes: të dy janë të paralajmëruar dhe në rast kartoni të verdhë do të mungojnë me Kaljarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"