Dy mungesa për ndeshjen me Partizanin, Duro mban shpresa te “hajmalia” e kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 18:34

Dy mungesa për ndeshjen me Partizanin, Duro mban shpresa te “hajmalia” e kurbinasve

Trajneri Shpëtim Duro i ka të sigurta dy mungesa për ndeshjen me Partizanin. Emiljano Musta është i pezulluar nga kartonët, ndërsa Kirjan Nuabueze i bie të shlyejë ndeshjen e dytë nga 10 që është dënuar nga Disiplina për sherrin që bëri në Ballsh.
Mazrekaj goli
Edhe Mentor Mazrekaj është në dyshim për këtë takim, pasi ish-sulmuesi i të kuqve u dëmtua ndaj Kastriotit. Për momentin sytë te kurbinasit janë te Mazrekaj, të cilin do ta presin deri para ndeshjes, me shpresën që do të rikuperohet.

Në sfidën e fundit mes kurbinasve dhe të kuqve, Mazrekaj realizoi dopietë ndaj ish-ekipit të tij. Mungesa e tij në këtë përballje me “demat” do të ishte një humbje e madhe për Laçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"