Dy mungesa për ndeshjen me Bylisin, Ahmatajt i kthehet nga dëmtimi një mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 13:19

Dy mungesa për ndeshjen me Bylisin, Ahmatajt i kthehet nga dëmtimi një mbrojtës

Rikthim i rëndësishëm për Skënderbeun. Mbrojtësi i majtë, Drin Govori, është riaftësuar tashmë pas dëmtimit që pësoi në javën e parë ndaj Teutës dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Ahmataj në transfertën e Ballshit.

drin govori

Kosovari e nisi si titullar karrierën me bardhekuqtë, ndërsa pas dëmtimit të tij, në krahun e majtë të mbrojtjes ka luajtur korçari Kosta Vangjeli.

Ndërkohë, mungesa të konfirmuara në ndeshjen e së shtunës janë qendërmbrojtësi Mërgim Shala dhe mesfushori Randy Xhunfo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"