Dy mungesa në ndeshjen ndaj Lushnjës, Rezi: Jemi të etur për pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2017 | 14:57

Dy mungesa në ndeshjen ndaj Lushnjës, Rezi: Jemi të etur për pikë

Kamza është e përqendruar e gjitha te Lushnja, ndeshje prej të cilës pret vetëm fitoren. Skuadra e vendit të katërt është e detyruar që të luajë me mungesa këtë javë, pasi nuk do të kenë në fushë një nga zbulimet e këtij sezoni, Bruno Arrabal. Mesfushori brazilian mori dhe kartonin e 4-t të verdhë ndaj Skënderbeut dhe për pasojë është i skualifikuar.

kamza

Një tjetër mungesë e rëndësishme për kamzalinjtë do të jetë Ivan Fushtar, i shumëkërkuari në këtë merkato që nuk është rikuperuar ende. Megjithatë, kamzalinjtë besojnë te pikët e plota përtej mungesave. I këtij mendimi është edhe Ermir Rezi. Sulmuesi shijakas, edhe pse i vlerëson verdhejeshilët, për “Panorama Sport’ deklaron se objektivi mbetet i pandryshuar.

“Nuk ka ekipe të dobëta për ne. Nëntë kundërshtarë që kemi këtë sezon, janë të fortë dhe meritojnë vlerësim, ndaj për ne janë të gjithë njësoj. Ashtu si në çdo takim, edhe me Lushnjën do të hyjmë në fushë për të fituar. Duhet vazhdimësi dhe jam i bindur se me këmbëngulje e përkushtim në 90 minuta, do t’ia dalim.

Dëshiroj të shënoj. Skuadra është e etur për pikë, pasi ritmi është i kënaqshëm dhe optimizmi gjithashtu. Skuadra ka arritur një formë të mirë, por duhet të kemi kujdes Lushnjën, e cila duhet vlerësuar”, përfundoi Rezi.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"