Dy mungesa ndaj Tiranës, ja si do të luajë Flamurtari i Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 10:20

Dy mungesa ndaj Tiranës, ja si do të luajë Flamurtari i Dajës

Flamurtari u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e sotme që do të luhet me Tiranën në orën 18:00 në Vlorë. Kuqezinjtë për këtë ndeshje do të kenë dy mungesa. Sirgi dhe Alla ende nuk janë rikuperuar dhe kështu që nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

flamurtari

Pjesa tjetër e ekipit është në gatishmëri të plotë për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Vlonjatët kërkojnë me ngulm fitoren që nuk mundën ta marrin javën e fundit në Kategorinë Superiore ndaj Kamzës, por shpresojnë ta arrijnë ndaj bardhebluve që nuk fitojnë një ndeshje në Vlorë prej 33 muajsh. Kujtojmë që Ilir Daja përballet me Tiranën si ish-trajner, por në stolin e Flamurtarit.

Formacioni i mundshem

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"