Dy muaj pa humbje në shtëpi, Laçi synon pathyeshmërinë ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 12:24

Dy muaj pa humbje në shtëpi, Laçi synon pathyeshmërinë ndaj Kukësit

Laçi po vijon përgatitjet intensive për ndeshjen e radhës. Nën drejtimin e Armando Cungut ngarkesat kanë ardhur në rritje, ndërsa dje është zhvilluar edhe një lojë brenda llojit për të krijuar një ide për formacionin “tip”.

Goli i Lacit

Pas tri fitoreve radhazi, tashmë do tentojnë vazhdimësinë me Kukësin. Kundërshtarin e presin në shtëpi dhe duhet thënë që në fushën e tyre këtë sezon kurbinasit kanë bërë realisht mirë, ndërsa në 6 ndeshje kanë lënë vetëm 4 pikë (pas humbjes me Skënderbeun dhe barazimin me Bylisin).

Gjatë fazës së parë përballë verilindoreve kanë ngecur në shifrat 1 me 1, por këtë herë do tentojnë vetëm maksimumin e pikëve dhe rrjedhimisht ngjitjen e shkallëve në renditje. Dhe në rastin konkret, një fitore do të përkthehej me parakalimin e Kukësit, pasi diferenca është me dy pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"