Dy muaj nga fillimi i Botërorit, ja sa bileta kanë “avulluar” në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 20:07

Dy muaj nga fillimi i Botërorit, ja sa bileta kanë “avulluar” në Rusi

Duhet pak më shumë se 2 muaj që nisë kompeticioni më i lavdishëm në sportin e futbollit, Botërori, por pavarësisht këtij fakti dhe se përkohësisht të përcaktuara janë vetëm 32 nga 48 ndeshje (përfshirë takimin për vendin e 3 dhe të 4), janë shitur një numër i konsiderueshëm biletash.

7-1

Mësohet se deri më tani janë ezauruar 1.7 milionë bileta për Botërorin në Rusi, ku vetëm 400 000 u blenë në fazën e fundit të shitjeve, që përfundoi sot.

Rusia dominon me një numër blerjesh prej 216,134 biletash, e ndjekur nga tifozët e ekipit të pakualifikuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me 16 462, të Argjentinës me 15 006, të Kolumbisë me 14 755 dhe Meksikës me 14 372 bileta.

“Në total janë shitur 1 698 049 bileta për turneun e 14 qershor-15 korrik në 11 qytete ruse”, njoftoi FIFA.

Ndërkohë që faza përfundimtare e shitjeve ku do të ‘avullojnë’ edhe pjesa tjetër e biletave e do të kryhet më 18 prill.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/dy-muaj-nga-fillimi-i-boterorit-avullojne-17-milione-bileta-ne-rusi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"