Dy miqësore në muajin mars, FSHF zbulon kundërshtarin e Kombëtares U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2022 | 16:49

Dy miqësore në muajin mars, FSHF zbulon kundërshtarin e Kombëtares U-19

Kombëtarja shqiptare U-19 e cila drejtohet nga shkodrani Armando Cungu, do të zhvillojë në muajin mars, 2 sfida miqësore. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF, ka zbuluar se kundërshtar të kuqezinjve do të jenë bashkëmoshatarët e Kosovës. Një “vëllazërore” kjo, që pritet t’i shërbejë në vazhdimësi si Kombëtares U-19 të Shqipërisë ashtu dhe përfaqësueses U-19 të Kosovës.

kombetarja_u19_seleksionim_2022-1536x1024

Mësohet se 2 federatat kanë rënë dakord në parim për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në datat 26 dhe 28 mars, ndërkohë që detajet për vendet ku do të luhet dhe oraret mbeten për t’u përcaktuar në ditët në vazhdim.

Duke qenë se janë data zyrtare trajneri Armando Cungu do të ketë mundësi të ftojë të gjithë lojtarët e mundshëm, qoftë edhe ata që luajnë në klube të huaja. Grumbullimi do të nisë më 21 mars dhe skuadra do të ketë të paktën 5 ditë për të përgatitur dy sfidat ndaj “dardanëve”.

cungu

Për stafin teknik kuqezi këto dy teste janë një shans mjaft i mirë për të provuar të gjithë elementet dhe për të konsoliduar grupin e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për eliminatoret e Europianit të ardhshëm për moshën U-19. Shqipëria U-19 është shortuar në Grupin 7 ku përballë do të ketë Spanjën dhe Belgjikën . Ndeshjet e eliminatoreve të Grupit 7 të Shqipërisë në Europianin U-19 do të luhen në Belgjikë në shtator 2022.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"