Dy mijë bileta të shitura, Skënderbeu me një mungesë të rëndësishme në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 20:55

Dy mijë bileta të shitura, Skënderbeu me një mungesë të rëndësishme në sulm

Dy ditë pas daljes në treg të biletave për ndeshjen Skënderbeu-Kamza, në Korçë duket se ka një interesim të kënaqshëm nga tifozëve vendës. Burime pranë klubit bëjnë me dije se janë shitur më shumë se 2 mijë bileta në vetëm 48 orët e para. Pra, shitja vijon me ritme të kënaqshme, ndaj pritet që stadiumi të jetë i mbushur nesër. Interesimi për bileta për këtë ndeshje tregon se tifozët janë pranë ekipit, si dhe presin me padurim rifillimin e kampionatit

44380803_1910530092318036_288852356135649280_n

Blerim Krasniqi do të jetë mungesa e vetme për Skënderbeun në ndeshjen e nesërme.. Stafi nuk kërkon të rrezikojë me sulmuesin, i cili nuk ka qenë gati për gjithë javën.

44507715_1910531858984526_1622890660224827392_o

Në të tilla kushte, Ardit Hoxhaj shikohet si zëvendësuesi i Krasniqit. Edhe dje Hoxhaj është preferuar në vend të Oto Xhonit si sulmuesi kryesor i Skënderbeut për ndeshjen me Kamzën. Gjithsesi, mbetet edhe një stërvitje në dispozicion për të përcaktuar saktë se kush do të jetë maja e ofensivës së Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"