Dy mbrojtës shqetësojnë Bylisin para Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 23:04

Dy mbrojtës shqetësojnë Bylisin para Kukësit

Problemet e dëmtimeve te Bylisi vijojnë me lojtarët titullarë. Ndonëse me Skënderbeun u rikthyen pjesa më e madhe e të dëmtuarve, veç Bicajt. 

qardaku bylis

Bylisi luajti një miqësore në Gjirokastër me Luftëtarin, e cila përfundoi 0-0. Në këtë sfidë, trajneri i ballshiotëve, Dovedan i aktivizoi të gjithë lojtarët e gatshëm, por ai që ra në sy ishte dëmtimi që pësoi mbrojtësi Franc Ymeralilaj.

Ky i fundit po kalonte një formë mjaft të mirë në këtë pjesë të parë të këtij sezoni. Lojtari ka pësuar një dëmtim në gju dhe do të kryejë ekzaminime speciale për të mësuar saktësisht shkallën e dëmtimit. Në klub shpresojnë shumë që edhe Bicaj të rikuperohet dhe të jetë gati në sfidën e fundjavës me Kukësin, ndonëse edhe gjendja e tij do të shihet më qartë në mesjavë. Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës është gati dhe përmirësim ka edhe nigeriani Antoni, që realizoi eurogol ndaj Lushnjës, në miqësoren e së shtunës. Bylisi sot do të zbresë në fushën e stërvitjes dhe e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar te transferta me Kukësin, ku ballshiotët synojnë autokritikën pas humbjes në shtëpi me Skënderbeun.

MOSHAT– Në Ballsh janë duke u kushtuar një vëmendje të madhe ekipeve të moshave. Duke përfituar edhe nga pushimi i skuadrës së parë, dje në aneks ka luajtur skuadra U-17 me Butrintin. Një sfidë që ka përfunduar 2-2, me golat e shënuar nga ballshiotët Islamaj e Malaj. Ndërsa Sejko dhe Goro kanë shënuar për skuadrën mike.

Ka qenë një sfidë mjaft e bukur ajo mes ekipeve U-17 e luajtur në qytetin e Ballshit. Ndërkohë, sfida mes skuadrave U-19 të Bylisit dhe Butrintit është fituar me rezultatin 4-3 nga ekipi ballshiot. Golat për Bylisin janë shënuar nga Brahaj, Vrenozi, Çaushaj e Tafa. Kurse për sarandjotët nga Mërkuri dhe Basha dhe sërish katër minuta nga fundi Mërkuri ka realizuar me penallti. Skuadra U-19 e Bylisit synon që të kalojë në Superiore në fund të këtij sezoni dhe dje moshat janë ndjekur nga presidenti Kapllanaj dhe trajneri Dovedan dhe stafi i tij, por edhe një numër i konsiderueshëm spektatorësh.

E. Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"