Dy mallkime në një ndeshje, ja pse Mançester Junajtid me CR7 nuk e fiton Champions në këtë edicion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 21:50


Dy mallkime në një ndeshje, ja pse Mançester Junajtid me CR7 nuk e fiton Champions në këtë edicion

Mançester Junajtid nuk do të fitojë Ligën e Kampioneve në këtë edicion, këtë e thotë mallkimi i dyfishtë për “djajtë e kuq” që pas ndeshjes së parë që luajtën në këtë turne. Edhe pse afrimi I Kristiano Ronaldos i rreshtoi thuajse automatikisht anglezët si favoritë për fitoren e turneut, statistikat e turneut, që kur ndryshoi emër dhe format nga Kupa e Kampioneve, thonë se ata nuk do të ngrenë lart trofeun në maj.

ronaldo

Goli i parë i fazës në grupe të këtij edicioni u shënua pikërisht në ndeshjen e tyre me Jang Bojz, nga Kristiano Ronaldo i cili i dha avantazhin skuadrës së tij. Por rezulton se asnjë skuadër nga e cila u regjistrua goli i parë i edicionit në 29 të mëparshmit, nuk ia ka dalë që në fund të fitojë trofeun më të lakmuar.

Ronaldo nuk është ylli i parë që i ka sjellë këtë fat të keq ekipit të tij, pasi më parë këtë “nder” e kanë pasur edhe emra si  Del Piero, Ibrahimoviç, Iniesta, Pato, Isko, Di Maria, Kavani, Mesi apo Morata. Vetë Ronaldo kishte shënuar golin e parë të edicionit 2009-2010 me Real Madrid, të cilin skuadra e tij nuk arriti ta mbyllte me trofeun.

Por përtej kësaj statistike, është një tjetër e cila i vendos vulën fatit të Mançester Junajtid. Në këto 29 edicione të mëparshme, asnjë nga fitueset e turneut nuk kishte humbur ndeshjen e parë, duke regjistruar 22 fitore e 7 barazime. Ai goli i Siebatçeu në shtesë që siguroi fitoren e Jang Bojz, bëri që Junajtid të kishte njëkohësisht dy mallkime kundër në objektivin për të triumfuar në këtë turne.

PANORAMASPORT.AL



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/