Dy malazezë drejt firmës me Kastriotin, largohet greku me mbiemrin e çuditshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 16:17

Dy malazezë drejt firmës me Kastriotin, largohet greku me mbiemrin e çuditshëm

Kastrioti po merr gradualisht formë. Java në vazhdim do të jetë e rëndësishme, pasi do të merren disa vendime sa u takon lojtarëve që kanë ardhur në provë, por jo vetëm. Kështu, pas miqësores me Kukësin, nga krutanët janë larguar mbrojtësi grek, Thodoris Papoutsogianopoulos, si edhe sulmuesi i akademisë së Tiranës, Veriu, i cili u aktivizua në testin ndaj Laçit.

Kastrioti

Sipas klubit, greku nuk e kaloi provën, ndërsa lojtarit të Tiranës i është ofruar një kontratë nga bardheblutë, që e bën të pamundur transferimin e tij në Krujë.

AFRIMET – Java në vazhdim pritet që të sjellë disa firma te Kastrioti, pasi stafi teknik ka vendosur që t’u ofrojë kontratë disa futbollistëve. Igort Poçek është njëri nga lojtarët që pritet të zyrtarizohet. Sulmuesi 24-vjeçar sezonin e shkuar është shpallur kampion në Mal të Zi me Sutjeskan, ekip, tek i cili ka luajtur në disa vite. Malazezi gjatë karrierës është aktivizuar edhe me ekipe si Mogren dhe Berane, apo me boshnjakët e Mladost Doboj Kakanj.

Sudani

Në miqësoren ndaj Kukësit, Poçek u aktivizua nga minuta e parë, duke bindur stafin teknik me paraqitjen e tij. Nikola Stijepoviç është lojtari i dytë, i afruar së fundmi te krutanët. Edhe ky, ashtu si Poçek, ka qenë pjesë e Sutjeska.

Kastrioti 2

Futbollisti është 24 vjeç dhe të gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar te ky ekip, madje duke u aktivizuar rregullisht që në moshën 17-vjeçare. Ashtu si shoku i tij i skuadrës, Stijepoviç u aktivizua të premten, duke kaluar “klasën”. Nga burimet e gazetës mësohet se së bashku me shokun e tij të skuadrës, do të firmosin në ditët në vijim.

.5

PROVAT – Nëse Papoutsogiannopoulos nuk e kaloi provën, krejt ndryshe ka ndodhur me dy futbollistët e tjerë, të cilët kanë bindur në lojën e tyre në dy takimet miqësore ndaj Laçit dhe Kukësit. Alexandros Ampntel Rachim, mesfushori me tipare sulmuese, lindur në Sudan, por me nënshtetësi greke, është konfirmuar nga drejtuesit dhe pritet që të firmosë në javën e ardhshme.

sudanezi

Ndërsa, për Ilias Kasapin dhe Klajdi Broshkën do të vendoset në ditët në vijim, ndonëse përshtypjet e para për to kanë qenë pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"