Dy lojtarët e Tiranës vijojnë riaftësimin, Ahmataj kërkon miqësore në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 21:52

Dy lojtarët e Tiranës vijojnë riaftësimin, Ahmataj kërkon miqësore në Superiore

Tirana vazhdon që të ketë mungesa në stërvitje. Listës së dëmtimeve i është shtuar edhe Albi Doka. Si anglezi dhe mbrojtësi i krahut janë duke vazhduar riaftësimin, por nuk është se kanë ndonjë gjë serioze. 

karabeci tirana

Ata do të jenë gati që nga e hëna për të punuar për sfidën e radhës të cilën bardheblutë e luajnë në Korçë me Skënderbeun. Për sa i përket stërvitjes, gjithçka ka vazhduar normalisht me Ahmatajn që ka punuar për rreth dy orë në mesditën e djeshme. Si zakonisht, qëllimi kryesor ishte shënimi i golit dhe mbrojtja. Skuadra ka vuajtur disa mungesa, përfshirë Halilin, Ngonë dhe Dokën, por edhe Muçin, Ismajlgecin dhe Çelhakën të grumbulluar nga kombëtaret e moshave të Shqipërisë.

Trajneri, veç stërvitjeve në fushën me bar sintetik, është ndalur edhe tek analiza video që u është bërë zakon bardhebluve, të cilët kanë një mungesë këtë javë, Idriz Bathën. Ndërkaq, për sfidën me Kukësin rrezikojnë lojtarë të tjerë, si Ngo, Halili, Çelhaka dhe Kale, të gjithë me nga tre kartonë të verdhë. Për Tiranën, tri ndeshjet e radhës janë vendimtare për këtë sezon, sepse pas transfertës së Korçës, presin Kukësin dhe luajnë derbin me Partizanin.

TESTI – Ahmataj kërkon miqësore në Superiore

Tirana është një nga skuadrat që nuk ka caktuar akoma një miqësore këtë fundjavë. Edhe pse drejtuesit kanë punuar, ende nuk ka asgjë konkrete. Trajneri Julian Ahmataj kërkon një kundërshtar të fortë. Ai u ka thënë drejtuesve se dëshiron një miqësore me një ekip nga Superiorja. Për momentin asnjë nga skuadrat nuk ka qenë e gatshme për këtë miqësore, ndërkohë që problem është edhe stadiumi ku mund të luhet ndeshja. “Selman Stërmasi” nuk është gati, pasi do të mbillet fusha. Në këto kushte, Ahmataj ose duhet të pranojë një miqësore me skuadra inferiore, ose do të zhvillojë një test brenda grupit apo me ekipet e moshave të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"