Dy lojtarë pozitiv me COVID-19 te Partizani, e gjithë skuadra kalon në “sitë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 9, 2020 | 0:32


Dy lojtarë pozitiv me COVID-19 te Partizani, e gjithë skuadra kalon në “sitë”

E gjithë skuadra e Partizanit iu nënshtrua testeve anti-koronavirusi pasi ditën e sotme rezultuan pozitiv me COVID-19 dy lojtarët e “të kuqve” Deian Boldor dhe Besnik Ferati.
107772893_1390759414451784_7013754754508988237_o
Lajmi i fundit u konfirmua nga 16-herë kampionët e Shqipërisë në faqen zyrtare.

Në ditët e ardhshme do të mësohen dhe rezultatet e analizave të fundit për koronavirusin dhe se çfarë do të ndodhë me derbin e 157-ë me Tiranën që është programuar të luhet ditën e premte.

Njoftimi i Partizanit

FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi ju nënshtruan tamponëve sonte në mbrëmje, mbasi dy prej pjestarëve të skuadrës Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19. Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte.

PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com