Dy lojtarë duan largimin, Kastrioti i mban pezull për “divorcin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2019 | 16:35

Dy lojtarë duan largimin, Kastrioti i mban pezull për “divorcin”

Kastrioti do të nisë përgatitjet në mesin e korrikut dhe skuadra gradualisht do fillojë të marrë formë, ndonëse largimet gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shumta dhe afrime zyrtare ende nuk ka asnjë. I fundit që shpalli zyrtarisht “divorcin” me krutanët ishte Juljan Shehu, i cili u transferua tek ekipi i Laçit.

bojom

 

Krahas mesfushorit, largime mund të ketë sërish, pasi gjasat janë që edhe kamerunasi Edi Nikolas Bojom t’i bindë drejtuesit për shkëputjen e bashkëpunimit, kërkesë të cilën qendërmbrojtësi e ka bërë prej disa javësh. Krahas tij, edhe sulmuesi Patrik Bardhi mund të shitet apo dhe portieri Amarildo Çekrezi mund të marrë letrat. Largimet e tyre mund të lënë “boshllëqe” në skuadrën krutane, paçka se merkato është përpara dhe drejtuesit mund të gjejnë zëvendësues të denjë për çdo largim.

Cekrezi Kastrioti

Një riformatim mund të ketë edhe stoli i Kastriotit dhe disa lojtarë që janë të panevojshëm do të zëvendësohen me elementë, të cilët do t’u bëjnë punë në sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Sa i takon merkatos në hyrje, në Krujë kanë konfirmuar se kanë arritur njëfarë akordi me dy ish-lojtarët e Kamzës, Xhuljo Mehmeti dhe Ermir Rezi.

Por derisa firma nuk ka ardhur ende, vend për garanci nuk ka. Gjithashtu, kontaktet me shumë lojtarë të tjerë nuk mungojnë dhe dy javët e ardhshme priten lëvizje. Deri në nisjen e përgatitjeve, mendohet që skuadra të kompletohet në masën 80% dhe sikundër është thënë, faza është planifikuar që të zhvillohet në qytetin e Pukës.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"