Dy kuqezinj të mbetur në tribunë, ja lojtarët e “sakrifikuar” nga Edi Reja te Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 19:51

Dy kuqezinj të mbetur në tribunë, ja lojtarët e “sakrifikuar” nga Edi Reja te Kombëtarja

Plot 25 ishin futbollistët e grumbulluar nga trajneri Edi Reja për dy transfertat ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

72814245_2369951343104081_2537973656416419840_n

Në ditën e sotme kundër Turqisë, veç 11 titullarëve dhe 12 lojtarëve në stol, dy nga lojtarët e grumbulluar kanë mbetur në tribunë, dhe ata janë pikërisht portieri Alban Hoxha, si edhe mbrojtësi 19-vjeçar Marash Kumbulla.

Në këtë grumbullim, risi ishte fakti që portierët e grumbulluar ishin 4, ku Strakoshës, Berishës dhe Hoxhës, i shtohej edhe thirrja e Gentian Selmanit. Ky i fundit, është konsideruar si portier i tretë në këtë ndeshje, dhe Alban Hoxha ka mbetur në tribunë.

Ndërkohë, i mbingarkuar duket edhe reparti i mbrojtjes, dhe i sakrifikuar duket Marash Kumbulla, edhe pse erdhi me një gol të shënuar te Verona në këtë grumbullim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"