Dy ish-mbrojtës të Superiores largohen nga Gjilani, zbulohet destinacioni i ri për lojtarin korçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 14:28

Dy ish-mbrojtës të Superiores largohen nga Gjilani, zbulohet destinacioni i ri për lojtarin korçar

Dy ish-mbrojtësit e krahëve të Superiore, Erlis Frashëri dhe Xhekson Ferreira nuk janë më pjesë e Gjilanit. Korçari i krahut të djathtë dhe braziliani i linjës së anës së majtë largohen pas gati një viti e gjysmë nga klubi gjilanas.
bushic-frasheriErlis Frashëri (sipër), Tomislav Bushiç (poshtë) dhe Xhekson (në krah)

Lajmi konfirmohet nga “Gazeta Sheshi” në Kosovë, e cila mëson gjithashtu se Frashëri është pranë kalimit te Drenica, skuadër tjetër e Superligës kosovare, ku aty do të gjejë Behar Ramadanin, Eglentin Gjonin dhe trajnerin Bledar Devolli.

Frashëri ka luajtur në Shqipëri me Teutën, Partizanin, Kamzën, Besën, Tomorin, Besën, Skënderbeun, Luftëtari etj, kurse Xhekson spikati në sezonin 2018-2019 me Luftëtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"