Dy ish-lojtarët e Tiranës rikthehen në vendlindje, ndihmojnë në terren me ujë dhe dezinfektues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 0:03

Dy ish-lojtarët e Tiranës rikthehen në vendlindje, ndihmojnë në terren me ujë dhe dezinfektues

Mesfushori i skuadrës Simba SC, Françis Kahata është rikthyer në vendlindjen e tij në Kenia, për të ndihmuar në këtë kohë të vështirë pandemie.

kahata

Mësohet nga burime të ndryshme se ish-sulmuesi 28 vjeçar i Tiranës Kahata ka dalë në terren këtë të diel dhe ka dhuruar ujë të pijshëm si dhe dezinfektues për njerëzit që kanë nevojë.

kahat

Ky dhurim erdhi si një premtim që i kishte bërë bashkëkombësve të tij, pas ankesave të shumta për pamjaftueshmëri të ujit, ndërkohë ai i bashkohet në këtë mënyrë të tjerëve futbollistë nga Kenia që kanë dhuruar, si Erik Ouma (ish-futbollisti tjetër i Tiranës), Johana Omolo dhe Viktor Uaniama.

omol

 

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"