“Dy humbjet do t’i hapin probleme Kukësit në garën për titullin”, Shameti: Nuk mund të gabosh me rivalët direkt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 22:13

“Dy humbjet do t’i hapin probleme Kukësit në garën për titullin”, Shameti: Nuk mund të gabosh me rivalët direkt

Ish-kapiteni i Kukësit Ylli Shameti beson se dy ndeshjet e humbura të verilindorëve me Tiranën dhe Partizanin do t’i krijojnë probleme në të ardhmen për garën e titullit.
shameti

Në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, ish-futbollisti gjirokastrit shtoi se nuk e ka parë asnjëherë Kuëksin gjatë këtyre 9 viteve në vendin e fundit.

Për sa i përket arritjes së ritmit të garave, Shameti theksoi se ekipet do të arrijnë lojën dhe formën optimale në javën e pestë ose të gjashtë.

“Vllaznia Është gjë e mirë që ta nisësh me fitore. Sponsori i ardhur ka krijuar ekuilibra në ekip. Është përballur me dy ekipe që nuk janë pretendente për pozicionet lart.

Kukësi – Nuk e kam parë Kukësin në 9 vite në vendin e fundit. Është për të ardhur keq. Një vit ekipi mund të çedojë. Nuk ka dalë mirë në këto dy ndeshje. Kur ke pretendime për titull, nuk mund të zhgënjesh me kundërshtarët direkt. Këto 6 pikë të humbura do t’i bëjnë pak keq për garën e mëvonshme për titullin.

Teuta ka një ekip të ekuilibruar dhe ka ruajtur boshtibn, në ndeshjen me Tiranën nuk u krijuan shumë raste dhe loja nuk qe ajo që prisnim të gjithë. Nga java e pestë e gjashtë ekipet do konsolidohen dhe do kemi një mendim më objektiv për kampionatin”, deklaroi Shameti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"