Dy humbje radhazi, Laçi do kthesën ndaj… Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 12:29

Dy humbje radhazi, Laçi do kthesën ndaj… Vllaznisë

Skuadra e Laçit konsiderohet me të drejtë si një nga ekipet pretendente për titullin kampion. Kurbinasit kanë bërë një sezon shumë të mirë deri më tani, por në dy javët e fundit, kanë bërë sfida për t’u harruar. Kurbinasit kanë pësuar dy humbje radhazi dhe duket se brenda klubit ka një problem.

laci-gol

Fillimisht, djemtë e Shpëtim Duros u mposhtën nga ekipi i Tiranës në shtëpi, me rezultatin 1-2. Edhe në sfidën e fundjavës së shkuar, Laçi pësoi humbje, edhe pse minimale në fushën e Tetës. Sfida e radhës kundër kurbinasve është ajo përballë Vllaznisë dhe duket se djemtë e Duros nuk kanë aspak kohë për ta marrë veten nga kjo ecuri jo e mirë, madje as kalendari nuk po i favorizon së fundmi…

Normalisht që dëmtimet kanë ndikuar te Laçi, por nga një ekip i frikshëm që fitonte thuajse çdo ndeshje, madje edhe kryesoi kampionatin, duket se bardhezinjtë e kanë humbur disi shkëlqimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"