Dy humbje në minutat e fundit, Mustedanagiç: Jam shumë i lumtur, merituam duartrokitjet e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2017 | 14:25

Dy humbje në minutat e fundit, Mustedanagiç: Jam shumë i lumtur, merituam duartrokitjet e tifozëve

Xhemal Mustedanagiç ka shprehur keqardhjen e tij që skuadra nuk është shpërblyer për lojën e mirë që ka zhvilluar.

mustedanagic

“Ky është futbolli… Mirëpo mund të them që jam shumë i lumtur me atë që kanë bërë djemtë e mi. Minimumi, kemi qenë të barabartë me Spanjën që kanë traditë të madhe me brezin e ri. Janë në majë të futbollit europian. Më vjen mirë për publikun që ishte sërish në stadium, për djemtë dhe në fund më vjen keq që kemi humbur një ndeshje të luajtur aq mirë, pasi ka qenë e paqartë deri në fund se cili do të fitonte.

Kemi pësuar gol në një mënyrë të trishtë, por problemi kryesor i të rinjve në këtë moshë është ulja e përqendrimit në minutat e fundit. Më gëzon fakti që loja e mirë kënaqi publikun dhe këtë e them prej duartrokitjeve të tyre. Është dashur që të jemi më tepër të përqendruar, pasi kemi krijuar disa sulme.

Futbolli nuk bëhet për një natë dhe rezultatet nuk vijnë menjëherë, por jam optimist për kualitetin që kemi treguar dhe individët që kemi. Më vjen keq për djemtë që nuk u kualifikuan, pasi si ndaj Kroacisë, edhe ndaj Spanjës kemi pasur shanset tona”, tha Mustedanagiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"