“Dy gra po më bëjnë shantazh për miliona dollarë”, legjenda e boksit mbrohet: Refuzoj akuzat për abuzim seksual

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2022 | 23:25

“Dy gra po më bëjnë shantazh për miliona dollarë”, legjenda e boksit mbrohet: Refuzoj akuzat për abuzim seksual

Legjenda e boksit botëror, Xhorxh Foreman, ka deklaruar se dy gra kanë sajuar akuza se ai i ka abuzuar seksualisht në një tenatativë për t’i zhvatur miliona dollarë. Sipas TMZ Sport, një kallëzim penal do të ngrihet këtë javë në Los Anxheles nga dy gra, baballarët e të cilave kishin marrëdhënie miqësore dhe pune me Foreman disa dekada më parë.

aSAsaSAS

Burimet tregojnë se dy gratë pretendojnë se Foreman ka abuzuar seksualisht me ta në vitet ’70, kur ishte në kulmin e karrierës së tij. Megjithatë, legjenda e boksit botëror i ka refuzuar menjëherë këto aludime të rënda.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit, dy gra janë munduar të më zhvatin miliona dollarë mua dhe familjes time. Ata po aludojnë në mënyrë false se unë i kam abuzuar seksualisht 45 vite më parë. Në vitet ’70.

Unë i refuzoj dhe përgënjeshtroj plotësisht këto aludime. Krenaria që kam për reputacionin tim do të thotë shumë për mua, po aq sa arritjet e mia sportive dhe nuk do të frikësohem nga kërcënime dhe gënjeshtra pa bazë”, theksonte ish-sportisti i njohur. TMZ Sport bën të ditur se secila nga këto dy gra ka kërkuar 12,5 milionë dollarë dëmshpërblim nga ish-boksieri amerikan pasuria e të cilit përllogaritet rreth 300 milionë dollarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"