Dy gola për 4 minuta, Rroca dhuron spektakël në kampionatin turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 13:57

Dy gola për 4 minuta, Rroca dhuron spektakël në kampionatin turk

Eduart Rroca heroi i Istanbulsporit në Ligën e Parë turke. Ish-mesfushori i Luftëtarit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore, ka realizuar dopietë në harkun kohor të 6 minuta, duke kaluar në avantazh të dyfishtë skuadrën e tij, përballë Samsunsporit në transfertë.

Rroca

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 52-të, shqiptari realizoi golin e dytë. Për t’i dhënë akoma më shumë magji paraqitjes fantastike të tij, 27-vjeçari tundi sërish rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, duke ngitur shifrat në 0-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"