Dy gola në miqësore, Shqipëria U-17 fiton “Vëllazëroren” ndaj Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 9:51

Dy gola në miqësore, Shqipëria U-17 fiton “Vëllazëroren” ndaj Kosovës

Kombëtarja shqiptare U-17 e ka fituar me rezultatin 2-0 vëllazëroren me Kosovën U-17, të luajtur këtë të mërkurë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Trajneri Ervin Bulku e nisi sfidën me këtë formacion: Kiri, Koleci, Fikaj, Haxhari, Kurti, Nuredini, Zaganjori, Kasmollari, Agea, Tresa, Xhixho.

shqiperi  u 17

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë sfidën dhe dominuan qysh në minutat e para. Si rrjedhojë goli i avantazhit do të vinte shumë shpejt e më konkretisht në minutën e 18-të. Tresa fiton një top në sulm dhe pasi avancon shënon një eurogol me një gjuajtje me të majtën nga distanca.

KosoveU17-ShqiperiU17-1-1024x683

Topi përfundon në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë mundësi portieri të Kosovës për të shmangur golin. Nuk kalojnë shumë dhe në minutën e 25-të përfaqësuesja shqiptare gjen edhe golin e dytë me Agean që finalizon saktë i vetëm me portierin pas një aksioni të rrjedhshëm të kuqezinjtë.

Kosovë U-17 – Shqipëri U-17    0-2

Golat: Tresa 18’, Agea 25’

Shqipëria U-17: Kiri, Koleci (Ziu 88’), Fikaj (53’ Kurti), Haxhari, Ar. Kurti (c), Nuredini (Lulaj 88’), Zaganjori (Ruci 60’), Kasmollari (60’ Rama), Agea (Syla 60’), Tresa (Bode 71’), Xhixho (Reci 88’).

Trajner: Ervin Bulku

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"