Dy gola në 120 sekonda kundër Valencias, Ançeloti: Fat që kemi Viniciusin dhe Benzemanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 9:08

Dy gola në 120 sekonda kundër Valencias, Ançeloti: Fat që kemi Viniciusin dhe Benzemanë

Pas suksesit në Valencia ka folur dhe trajneri i Realit Karlo Ançeloti: “Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Jemi gjendur në disavantazh, por kemi treguar personalitet dhe kemi përmbysur rezultatin.

anceloti 1

Nuk është e lehtë të përmbysësh Valencian në shtëpinë e saj”. Për trajnerin Ançeloti një rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit kanë pasur zëvendësimet e kryera.

“Mendoj se lojtarët e ardhur nga stoli kanë ndryshuar fatin e ndeshjes”, ka thënë italiani. Trajneri i Realit ka folur dhe për dy sulmuesit që vulosën suksesin:

“Ata janë dy sulmues të shkëlqyer, jemi me fat që janë pjesë jona. Por edhe të tjerët kanë luajtur shumë mirë, Hazardi, Kamavinga. Jam shumë i kënaqur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"