Dy gola në 11 ndeshjet e fundit/ Kriza në sulm, Reali i Madridit kërkon golat e …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 23:32

Dy gola në 11 ndeshjet e fundit/ Kriza në sulm, Reali i Madridit kërkon golat e …

Realit të Madridit nuk i mungon loja, por i mungojnë golat. Golashënuesi më i mirë i skuadrës është Karim Benzema, efektiviteti i së cilit ka rënë ndjeshëm. Francezi ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm dy herë në 11 ndeshjet e fundit të kampionatit spanjoll.

real-madrid-cruise-past-valencia-to-reac

Dy prej këtyre ndeshjeve janë luajtur në vitin 2019 (Barcelona dhe Atletiko Bilbao) dhe 9 të tjera në vitin 2020. Pavarësisht faktit se Karim Benzema ka shënuar vetëm 2 gola në 11 ndeshjet e fundit, ai vazhdon të jetë lojtari më i rëndësishëm në repartin e avancuar dhe po udhëheq formacionin e Zinedin Zidanit.

Dëmtimet e shumta të Hazardit, forma jo e mirë e Bejlit dhe mungesa e eksperiencës e dy sulmuesve Vinicius-Rodrigo kanë bërë që francezi të mos ketë rivalë. Pas largimit të Kristiano Ronaldos drejt Juventusit, Benzema mbeti i vetëm përballë rrezikut. Në vitin 2019 ai u përgjigj në mënyrë madhështore dhe shënoi 35 gola. Vetëm 3 lojtarë të tjerë kishin më shumë sesa ai: Levandovski 48, Mesi 45, dhe Mbape 39.

Por tani nuk është koha për të parë statistikat e së shkuarës. Karim Benzema duhet që të reagojë sepse Reali ka nevojë për të në momentin më të rëndësishëm të sezonit. Tani do të përballet me rivalë të fortë si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, prandaj duhet që të zgjohet dhe të shënojë gola.

benzema

Zinedin Zidan nuk ka dyshuar kurrë te cilësitë e tij dhe e ka pranuar se në çdo “luftë” do të donte që ta merrte me vete Benzemanë. Tani është momenti që ky i fundit të nxjerrë armët dhe të luftojë për trajnerin e tij. Karim Benzema ka shënuar 13 gola në kampionatin spanjoll dhe 4 gola në Ligën e Kampioneve. Pak nuk janë, por as shumë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"