Dy gola dhe një asist, Rroca shpërthen në Turqi. Shikoni vlerësimin për shqiptarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2020 | 19:35

Dy gola dhe një asist, Rroca shpërthen në Turqi. Shikoni vlerësimin për shqiptarin

Eduart Rroca vazhdon të shkëlqejë në Turqi me skuadrën e Istanbulspor, teksa ditën e sotme realizoi dopietë golash dhe një asist.

pjimage (48)

Istanbulspor barazoi 3-3 ndaj Bursasporit ditën e sotme, aty ku lojtari më i mirë i ndeshjes ishte pikërisht Rroca. Ish-mesfushori i Kukësit dhe Luftëtarit, është vlerësuar me notën 8.7 nga “Sofascore”, për 90 minutat e luajtura.

Nga 5 tentativa që provoi, dy shkuan në portë dhe të dyja përfunduan me gol. Gjithashtu saktësia e pasimeve të mesfushorit shqiptar ishte 82%.

STATISTIKAT DHE VLERËSIMI I “SOFA SCORE”,  PËRGATITUR EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT” 

rroca nota

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"