Dy gola dhe karton i kuq, Partizani rikthehet bindshëm në kampionat (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 18:56

Dy gola dhe karton i kuq, Partizani rikthehet bindshëm në kampionat (Video)

U luajt në “Selman Stërmasi” takimi përmbyllës i javës së 6-t të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Luftëtarit. “Demat e kuq” të trajnerit Iuliano arritën të triumfonin në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0, falë golave të Xhevahir Sukajt dhe Lorenc Trashit.

saddsds

Partizani arriti të dominonte në të dyja pjesët duke mos u dhënë asnjë shans miqve nga Gjirokastra. Vlen për t’u veçaruar goli i Xhevahir Sukajt në minutën e 28-t, një gol “alla Ikardi”.

Partizani

Në minutën e 79-t qendërmbrojtësi Gëzim Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar në limitet e zonës së rreptësisë. Kjo ishte fitorja e dytë në kampionat për të kuqtë, të cilët pozicionohen në vendin e 5-të të renditjes me 8 pikë në 6 ndeshje.

 

KOMENTI MINUTE PAS MINUTE

Mbyllet takimi, Partizani-Luftëtari 2-0

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Abazaj lëshon një të djathtë të fuqishme, pret në dy kohë Alban Hoxha.

87′ Kalari ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Abazajt.

81′ Bregu provon nga goditja e dënimit, por gjuajtja e tij ishte e gabuar duke përfunduar mbi kuadrat.

79′ Krasniqi ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Bregut, në limitet e zonës.

Krasniqi

72′ Zëvendësim për Partizanin, largohet Herrera në fushë Basrak.

71′ Krosim i Prognit nga e djathta, Trashi kërcen bukur me kokë duke realizuar një supergol. 2-0 për Partizanin.


68′ Renato Malota ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndrërhyrje të gabuar në mesfushë.

65′ Bardhi provon me një gjuajtje të bukur me të majtën, topi kalon ngjitur me shtyllën e djathtë të portierit Ruçi.

62′ Progni krijon iluzionin e golit me gjuajtjen e tijë nga jashtë zone, topi devijohet në goditje nga këndi.

58′ Autori i golit Xhevahir Sukaj largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e ze Jurgen Bardhi.

56′ Rasti i parë i rrezikshëm për Luftëtarin, Lamçja kombinon mjaft mirë me Rrocën, në momentin e fundit ndërhyn Malota me një sparkatë duke larguar rrezikun.

47′ Progni kroson nga e djatha, Adorjan godet me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit.

46′ Ka filluar pjesa e dytë. Zëvendësim te Luftëtari, largohet Brahimaj në fushë Lamçja.

Mbyllet pjesa e parë, Partizani-Luftëtari 1-0. 

43′ Progni kroson në zonë për Herreran i cili provon me një veprim akrobatik, por nuk kordinohet siç duhet.

41′ Partizani shumë pranë dyfishimit të rezultatit, protagonist sërisht Xhevahir Sukaj, por ndërhyn në momentet e fundit Beqiri duke larguar topin në goditje nga këndi.

36′ Adorjan provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi përfundon jashtë kuadratit.

28′ Xhevahir Sukaj kalon Partizanin në avantazh me një gol identin si i goli i parë i Mauro Ikardit në derbin e djeshëm ndaj Milanit. Progni kroson nga e djathta, mjafton një prekje e shkodranit për ta dërguar topin në rrjetë. 

Partizani

21′ E pabesueshme çfarë humbet Emiliano Vila, me portierin e shtrirë vetëm 11 metra larg portës e ka dërguar topin mbi traversës.

18′ Rast i shkëlqyer për Partizanin, Trashi kroson nga goditja e dënimit, Batha godet bukur me kokë, topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.

15′ Ramadani provon me një goditje brenda të befasishme në hyrje të zonës, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Hoxha.

13′ Batha provon me të djathtën nga jashtë zonë, por gjuajtja e tij ishte e gabuar duke përfunduar jashtë kuadratit të mborjtur nga Ruçi.

9′ Mundësi e mirë për Partizanin, por e tepron Adorjan me mbajtjen e topit, i cili rëzohet në zonë duke kërkuar 11 metërsh, por kemi vetëm goditje nga këndi.

1’ Ka nisur takimi, Partizani luan topin e parë nga qendra.

 

Partizani – Luftëtari | 2-0

Sukaj, Trashi

Partizani: Hoxha; Progni, Krasniqi, Malota, Kalari, Adorjan, Batha, Vila, Trashi, (Ibrahimi 78′), Herrera, (Basrek 72′), Sukaj (Bardhi 58′)

Trajner: Iuliano

Luftëtari: Ruçi, Toledo, Beqiri, Rapa, Rapo; Aleksi, Ramadani; (Hoxha 75′), Abazaj, Brahimaj, (Lamçja 46′), Bregu; Rroca

Trajner: Kurbejo

Gjyqtar: Enea Jorgji

KV: Malota 68′, Kalari 88′

KK: Krasniqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"