Dy gëzime brenda pak orëve, Hidi bëhet baba për herë të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 12:02

Dy gëzime brenda pak orëve, Hidi bëhet baba për herë të dytë

Isli Hidi është një nga portierët më në formë të Kategorisë Superiore, teksa nuk ka pësuar asnjë gol në 3 sfidat e parë, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Teutës.

isli hidi

Pas fitores së djeshme me Kamzën, gardiani i Teutës është gëzuar dyfisht, por ky gëzimi i dytë ka qenë akoma më i fortë. Në jetë ka ardhur vajza e tij Mei. Ka qenë vetë portieri që mëngjesin e sotëm, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë me miqtë e tij këtë gëzim madhështor. Kjo është vajza e dytë që vjen në jetë për portierin e Teutës, pasi ai ka dhe një vajzë tjetër të quajtur Eisi.

“Mirë se erdhe në këtë jetë princesha jonë Mei, të duam shumë dhe të urojmë jetë të gjatë e plot shëndet!! Mami Erisa Bardhi Hidi, motra jote Eisi dhe babi Isli”, shkruan portieri në “Facebook”.

hidi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"