Dy Gavazaj te Kukësi i Gegës, klubi zyrtarizon edhe vëllain e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 15:16

Dy Gavazaj te Kukësi i Gegës, klubi zyrtarizon edhe vëllain e mesfushorit

Zenel Gavazaj është lojtari më i ri i Kukësit, teksa këtë e ka zyrtarizuar vetë klubi verilindor para pak minutash.

zenel gavazaj

Tani te Kukësi do të luajnë dy Gavazaj, teksa edhe Enis Gavazaj në sezonin e fundit ka qenë pjesë e verilindorëve.

Zenel Gavazaj stërvitej prej kohësh me Kukësin, por thjesht nuk ishte federuar, diçka që ka ndodhur së fundmi dhe tani është një lojtar i skuadrës që drejtohet nga Skënder Gega.

Skeda e Lojtarit:
Emri: Zenel Gavazaj
Mosha: 20 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.72 m
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e mëparshme: Liria Prizren, Skënderbeu
Shqipëria U17, Shqipëria U19

Njoftimi i klubit:

Zenel Gavazaj është zyrtarisht futbollisti i Kukësit! Mesfushori i djathtë ka firmosur me skuadrën tonë një kontratë 2 vjeçare dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega ditën e nesërme.
Gavazaj është një futbollist që e njeh mirë skuadrën tonë, duke qenë se stërvitet prej muajsh me ekipin. I ardhur nga një dëmtim, Gavazaj ka arritur të riaftësohet dhe të stërvitet normalisht me ekipin, por pa mundur të regjistrohet brenda afatit për të qenë pjesë e skuadrës për sezonin që mbaroi.

20-vjeçari i talentuar ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë, ku së fundmi ka qenë pjesë e Shqipërisë U19, teksa te Kukësi gjen edhe vëllanë e tij, Enis Gavazajn. Mirë se vjen Zenel!

jhl

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"