Dy ganezë dhe Dikson i Besës, klubi i Kategorisë së Parë mbushet me të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2019 | 18:22

Dy ganezë dhe Dikson i Besës, klubi i Kategorisë së Parë mbushet me të huaj

Erzeni ka pak ditë që ka nisur stërvitjen, në drejtimin e trajnerit Gentian Begeja. Stërvitja ndiqet nga afër nga drejtori sportiv Altin Keci dhe shefi i klubit, Luiz Çullhaj, i cili e ka marrë këtë detyrë, pasi është shkëputur nga futbolli.

Erzeni

Çullhaj është në moshë shumë të re, 24 vjeç. Ka luajtur 4 sezone radhazi me Erzenin, por fati deshi që ta linte shumë shpejt futbollin dhe detyra që ka marrë është një përvojë shumë e rëndësishme për të. “Krahas 16 futbollistëve që filluan stërvitjen me ekipin dhe 5 të tjerëve që janë në provë, me Erzenin janë bashkuar edhe dy ganezë. Davidson Tomas dhe Lamine Diasi vijnë për herë të parë në futbollin shqiptar dhe luajnë si mesfushorë qendre.

Ditët e para të stërvitjes të dy kanë lënë mbresa pozitive. Me Erzenin ka firmosur kontratë edhe Dragosha, i cili mungoi ditën e parë të stërvitjes. Erzenit do t’i bashkohet më 20 korrik edhe afrikani Dikson, i cili vjen nga Besa.

Grupi ka ende nevojë të plotësohet dhe të përmirësohet, por besoj se deri në fillim të kampionatit do të kemi Erzenin e denjë për të pretenduar Superioren”, ka sqaruar shefi i klubit shijakas, Çullhaj.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"