Dy futbollistë të Apolonisë në “lupën” e Kastriotit, krutanët gati t’i mbajnë në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 19:16

Dy futbollistë të Apolonisë në “lupën” e Kastriotit, krutanët gati t’i mbajnë në elitë

Ksement Mehmeti dhe Erisildo Smaçi janë në “lupën” e Kastriotit. Që të dy mesfushorët mund të vijojnë të luajnë në elitë, nëse gjithçka shkon sipas planeve.

Smaci Apolonia

I pari e ka mbyllur me kohë me fierakët, ndonëse vazhdon të jetë nën kontratë me Apoloninë. I vendosur para kësaj situate, fjala e fundit i takon klubit. I dyti ka situatë krejt tjetër, ai ishte menduar si një nga “shtyllat” kryesore të boshtit të skuadrës për kampionatin e ri në Kategorinë e Parë.

Megjithatë, ofertat e krutanëve kanë qenë tunduese dhe fierakët po e mendojnë seriozisht transferimin e tyre drejt Kastriotit, një skuadër që i ka kërkuar me ngulm të dy futbollistët, thuajse që prej startit të merkatos.

B.RAMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"