Dy futbollistë konfirmojnë “divorcin” me Flamurtarin: Jemi lojtarë të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2018 | 18:24

Dy futbollistë konfirmojnë “divorcin” me Flamurtarin: Jemi lojtarë të lirë

Sidibe dhe Kamara nuk do të jenë pjesë e Flamurtarit sezonin e ri. Dy lojtarët që ishin të huazuar nga Besëlidhja, duket se kanë mbyllur tashmë aventurën në Vlorë. Gjithçka e kanë konfirmuar për “Panorama Sport” të dy lojtarët, të cilët preferojnë që të luajnë jashtë Shqipërisë.

kamara sidibe

“Jam lojtar i lirë. Nuk jam më pjesë e Flamurtarit”, është shprehur Sidibe. Të njëjtën gjë e ka deklaruar edhe Kamara. “Nga ky moment jam lojtar i lirë.

flamurtari

Po shikoj ofertat. Nuk do të ishte keq një aventurë jashtë Shqipërisë”, deklaroi Kamara. Të dy lojtarët, si Sidibe, ashtu edhe Kamara, kanë bërë paraqitje të mirë sezonin e kaluar te Flamurtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"