Dy fitueset më të mira të grupeve, shans për Botërorin e Katarit. Ja rregullorja e Ligës së Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 13:51

Dy fitueset më të mira të grupeve, shans për Botërorin e Katarit. Ja rregullorja e Ligës së Kombeve

Pas konfirmimit të shor tit, edicioni i dytë i Ligës së Kombeve do t’i lërë vendin fushës, sigurisht duke nisur nga shtatori i këtij viti. Por si do të funksionojë turneu 2020-’21?

Liga-e-Kombeve

Skuadrat do të luajnë me njëra-tjetrën brenda edhe në transfertë. Katër fituesit e grupeve të Ligës A do të kualifikohen në finalet e Ligës së Kombeve që do të mbahen në qershor 2021, me formulën: dy gjysmëfinale, finalja e vendit të tretë dhe finalja, njësoj si edicioni i shkuar, që u zhvillua në Portugali në 2019-ën.

Vendi organizator i finaleve do të vendoset pasi të jenë përcaktuar katër skuadrat finaliste (një prej tyre). Fituesit e Ligës B, C dhe D, sigurojnë ngjitjen në një Ligë më sipër, ndërsa kombëtaret që do të renditen në vend të fundit të Grupeve A dhe B do të bien një Ligë më poshtë. Në Ligën C, ku bën pjesë edhe Shqipëria, dy skuadrat që do të rrëzohen do të përcaktohen nga dy “play off”-et që do të zhvillohen në mars 2022, duke qenë se Liga D ka vetëm dy skuadra.

Portugalia55

Dy bileta në Katar – Ky kompeticion siguron edhe një mundësi kualifikimi për në Botërorin Katar 2022. Dy fitueset më të mira të fazës së grupeve, që klasifikohen më lart në renditjen e përgjithshme të kompeticionit, të cilat nuk do arrijnë ta sigurojnë biletën e Botërorit përmes fazës kualifikuese të Katar 2022 si vendi i parë në grup ose i dytë, atëherë do të kualifikohen në “play off”- et me 12 skuadra që do të vendosin tri biletat e fundit europiane në Kupën e Botës Katar 2022.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"