Dy fitore radhazi në stolin e Flamurtarit, përgatitësi atletik: Nuk qe e lehtë me Elbasanin, i përgëzoj lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2020 | 14:15

Dy fitore radhazi në stolin e Flamurtarit, përgatitësi atletik: Nuk qe e lehtë me Elbasanin, i përgëzoj lojtarët

Rui Sampaio i sjell fat Flamurtarit. E dyta ndeshje për portugezin në pankinë dhe vjen trepikëshi i radhës. Ai është duke zëvendësuar Dritan Resulin në stol (pas infektimit të këtij të fundit me COVID-19) dhe duket se i ka ecur. Përgatitësi atletik e quan më shumë se të merituar këtë fitore, ndonëse tregon se nuk ishte aspak e lehtë me Elbasanin.
117316621_10159001568549924_5758148916736355196_o
“Jam i kënaqur për fitoren dhe për këtë përgëzoj shumë të gjithë djemtë. E merituam këtë trepikësh, që na gëzoi dhe na pozicionon më lart në renditje. E kishim vlerësuar këtë 90-minutësh dhe ia dolëm me sukses. Nuk ka qenë shumë e lehtë kjo fitore, të jem i sinqertë, që është e dyta radhazi, pas asaj me Tomorin”, tha portugezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"