Dy fitore radhazi, Martini: Teuta e ka të qartë se ku duhet të shkojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 14:57

Dy fitore radhazi, Martini: Teuta e ka të qartë se ku duhet të shkojë

Edi Martini është i lumtur që në pak ditë drejtimi të skuadrës durrsake, arriti dy fitore radhazi. Sot në ndeshjen ndaj Flamurtarit, Teuta shpërtheu në gola, duke shënuar tri herë dhe u çliruar nga makthi i shëprdorimit të rasteve.

ed-martini

“Jam i kënaqur që e mbyllëm me fitore vitin. E kisha thënë edhe para ndeshjes, që sot më shumë rëndësi kishin tri pikët. Mendoj se bëmë një pjesë të parë të mirë dhe më pas arritëm të mbyllnim ndeshjen si duhet. Ishin dy ndeshje të vështira, që i kaluam me sukses. Objkektivi ynë minimal është të sigurojmë pjesëmarrjen në Europë, por ne do të luftojmë deri në fund për të vendet e kreut”, deklaroi Martini për “Panorama Sport” pas ndeshjes.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"