Dy fitore në dy miqësore, Besëlidhja, tjetër shuplakë Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2019 | 15:48

Dy fitore në dy miqësore, Besëlidhja, tjetër shuplakë Besës

Tjetër fitore e thellë e Besëlidhjes ndaj Be sës, këtë herë në Lezhë. Pas fitores 0-6 në Kavajë, skuadra e trajnerit Plori ka fituar dje 3-0 ndaj Besës, duke treguar se është gati për sezonin e ri. Loja nisi shumë e shpejtë nga të dyja skuadrat dhe vetëm pas 5 minutash Hoxha e kaloi Besëlidhjen në avantazh, pas një sulmi nga e djathta.

Besa

 

 

U kundërpërgjigj Besa me një sulm të shpejtë, duke shënuar me anë të Onuh, i cili më parë ishte zënë në pozicion jashtë loje dhe goli nuk vlejti. Në minutën e 20-të Besëlidhja kishte mundësinë për të dyfishuar me anë të Shetës, pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Gjorgjeviç, por nuk arriti. Goli i dytë për lezhjanët do të vinte në minutën e 29-të, me të njëjtin autor, Hoxhën, i cili, me një goditje nga mbi 30 metra, e dërgoi topin në trekëndëshin e djathtë të Mirakës. Dy minuta me vonë ishte përsëri Hoxha që sulmoi nga e majta brenda zonës kavajase, pasi djathtas për Hajdarin, i cili goditi traun e Mirakës. Besa fitoi një goditje dënimi në afërsi të zonës lezhjane dhe atë e ekzekutoi Çelhaka, por topi u përplas në mur dhe shkoi në këndore.

besa

Në fundin e pjesës së parë, Besa u përpoq të shënonte me anë të Onuh, por portieri Gjinaj reagoi mirë, duke e devijuar topin mbi tra. Pjesa dytë ka nisur ashtu si e para, shumë e fortë, ku të dyja skuadrat e kërkuan shumë shpejt golin. Të parët qe rrezikuan ishin lezhjanët që e detyruan mbrojtjen mike ta nxjerrë topin në këndore. Besëlidhja mund të shënonte, por njëri nga sulmuesit e saj u zu në pozicion jashtë loje.

Në 58′, Çokiç provoi me një gjuajtje nga larg dhe topi kaloi ngjitur me trekëndëshin e djathtë të Mirakës. Pas minutës së 60-të ra ritmi i lojës, i diktuar edhe nga ndërrimet e shumta të dy trajnerëve. Në minutën e 61-të ishte Moqi që shënoi me kokë, pas një këndoreje të harkuar nga Bala nga e djathta e sulmit dhe 3-0. Berisha, i sapofutur në fushë, sulmoi i vetëm portën kavajase dhe gjuajti fort, por në pozicion ishte portieri kundërshtar. Besa rrezikoi edhe në fundin e ndeshjes, por Gjinaj ishte i vëmendshëm dhe e ruajti portën e tij të paprekur. Besëlidhja kishte tri mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimi në këtë ndeshje. Nuk ishin të gatshëm për trajnerin Elvis Plori portieri Bajri, si dhe mbrojtësit Dibra dhe Bushi. Hepaj u aktivizua në pjesën e dytë.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"