Dy Ferrarit nxjerrin jashtë njëri-tjetrin që në start, Hemilton falënderon dhe triumfon në Singapor (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 20:09

Dy Ferrarit nxjerrin jashtë njëri-tjetrin që në start, Hemilton falënderon dhe triumfon në Singapor (VIDEO)

Luis Hemilton ka arritur sot një fitore dramatike në Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1, ndërsa rivali i tij kryesor për titullin kampion, Sebastian Fetel ia dorëzoi suksesin dhe shkëputjen në renditjen e Botërorit duke u përplasur sot që në xhiron e parë të garës.

4464D59300000578-4892718-image-a-18_1505658505699

Britaniku i Mercedes shfrytëzoi këtë mundësi që iu shfaq për të fituar garën, 4,5 sekonda para makinës Red Bull të Daniel Riçiardos, ndërsa Valteri Botas e mbylli i treti. Tani, Hemilton e sheh veten i shkëputur me 28 pikë nga Vetel në kryesimin e Botërorit dhe me përjashtim të ndonjë gafe në garat e mbetura, duket se titulli kampion do të kthehet përsëri në duart e tij.

Reshjet e shiut para fillimit të garës bënë që 6 pilotët e parë në vijën e nisjes (Fetel, Verstapen, Riçiardo, Raikonen, Hemilton dhe Botas) të kishin goma të ndërmjetme dhe të gjithë pritnin të shihnin strategjinë që kishin zgjedhur.

Raikonen bëri një nisje shumë të shpejtë dhe u mundua që të fitonte një pozicion ndaj Verstapen që në kthesën e parë. Fetel u mundua që të mos u linte vend të kalonin dhe Verstapen u përplas me Raikonen, i cili më pas si rrjedhojë goditi shokun e skuadrës së tij, duke dalë nga gara e më pas duke detyruar edhe gjermanin të tërhiqej pasi makina e tij doli nga pista pas pak kthesash për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar.

446439D000000578-0-image-a-3_1505652759990

Hemilton mori kreun dhe pas largimit të makinës së sigurisë, u shkëput menjëherë para Riçiardos, me Hulkenberg në vendin e tretë. Por avantazhi që krijoi britaniku u anulua përsëri, kur Kviat u përplas me murin, duke rihapur garën, pasi pjesa më e madhe e skuadrave kthyen pilotët në bokse për të ndërruar gomat, kurse Mercedes mbajti jashtë si Hemilton, ashtu edhe Botas.

Megjithatë, me tharjen e pistës nga shiu, u bë e qartë që do duheshin goma të tjera dhe të gjithë pilotët u futën në bokse, me Hemilton që arriti të dilte përsëri para Riçiardos. Ai arriti të çonte në 18 sekonda diferencën ndaj ndjekësit të tij, për ta parë atë të anulohej përsëri nga makina e sigurisë që hyri pas një përplasje të Erikson.

renditja

Por askush nuk dukej në gjendje të mbante ritmin e Hemilton, i cili arriti të krijonte përsëri distancë sigurie nga Riaçiardo për të marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën e cila për shkak të ndalesave të shumta, u mbyll me 58 xhiro nga 61 të planifikuara, duke respektuar rregulloren e garimit në dy orë.

renditja konstruktore

Karlos Sainz përfundoi në vendin e katërt, pozicioni më i mirë në karrierën e tij, para Serxhio Perez, Xholion Palmer, Stofel Vandorm, Lens Stroll, Romen Groszhan dhe Esteban Okon, të cilët plotësuan zonën e pikëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"