Dy fantazistë dhe “9 fals”, ja si Mançini rilindi Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 13:09

Dy fantazistë dhe “9 fals”, ja si Mançini rilindi Italinë

“Imazhi më i bukur i fitores në Poloni ishte gëzimi i lojtarëve të mi, sepse e meritonin prej shumë kohësh. Gjithsesi, tani duhet të gjejmë vazhdimësi në lojë dhe rezultate, sepse jam i bindur që edhe tifozët do ta dashurojnë këtë kombëtare. Na duhet vetëm pak kohë dhe nuk ka asnjë problem në repartin sulmues.

roberto-mancini-italia-1-750x430

Do ta gjejmë edhe rrugën që të jemi më cinikë”. Roberto Mançini ka marrë shumë komplimente për lojën dhe fitoren e arritur në Poloni dhe filozofia e tij e re duket se është ajo e duhura, madje duke mahnitur edhe një gjeni si Andrea Pirlo: “Kisha shumë kohë pa parë një Itali kaq spektakolare”. Trajneri “axurr” e kishte paralajmëruar se priste që të rikuperonte të gjithë lojtarët, Verratin mbi të gjithë, sepse pikërisht nga mesfusha lind edhe gjenialiteti i lojës që ka nxitur edhe repartin sulmues.

ita

Me dy fantazistë si Verrati e Zhorzhinjo në mesfushë, që kanë teknikë dhe shpejtësi mendimi, shfrytëzimi i shpejtësisë supersonike që ofrojnë tre sulmuesit e bën këtë Itali të paparashikueshme. Për këtë ka meritë vetëm Mançini, që urdhëron Insinjen, Bernardskin e Kiezën që ta bëjnë me turne “9 fals”, pra duke ndërruar shpesh pozicionet dhe nxjerrë jashtë orbite mbrojtjet rivale, të cilat panë që t’u humbte shpesh njeriu i tyre nga markimi. Shkurt, Italia e re me dy fantazistë dhe pa një “pykë” në sulm duket në rrugën e duhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"